Një parim themelor i mjekësisë është se nëse nuk e përdorni një muskul ai bëhet më i dobët. Ashtu si çdo muskul tjetër, ju duhet të stërvitni edhe muskujt e syve tuaj dhe t’i mbani ato në gjendje të mirë pune. Ne kemi bërë një përzgjedhje prej 10 mënyrash të provuara për ta bërë këtë.
1. Shmangni stërmundimin e syve gjatë ditës. Mbyllni sytë për disa minuta dhe shijojeni këtë qetësi çdo 2-3 orë.
2. Këtu janë 16 ushtrime themelore të njohura që mund t’i përdorni për t’u bërë një stërvitje syve tuaj. Bëni ato çdo ditë në rendin që është treguar.
3. Nëse mbani syze, zvogëloni kohën që i keni ato të vendosura, nëse mundeni. Hiqini ato më shpesh.
4. Bëjini syve tuaj një masazh me ndihmën e lëvizjeve të buta rrethore. Lëvizni nëpër pikat 1 deri në 6 siç tregohet në imazhin më poshtë.
Përdorni gishtat e mesit dhe ato tregues për të shtypur në sytë tuaj. Ju duhet të ndjeni një presion të lehtë, por definitivisht jo dhimbje, kur kryeni veprimet.
5. Kur jeni jashtë për një shëtitje në ajër të hapur, përpiquni të shikoni në distancë më shpesh sesa të fokusoheni në këmbët tuaja ose direkt përpara jush.
6. Pini lëng karrote sa më shpesh të jetë e mundur (mundësisht çdo ditë).
Nëse doni të arrini maksimumin e përfitimit nga kjo praktikë, shtoni një ose dy pika vaj ulliri. Kjo nuk do ta prishë shijen, por do t’ju ndihmojë të thithni elementet e shëndetshme tek lëngu i karrotës në mënyrë më efektive.
7. Nëse sytë tuaj janë të irrituar në mbrëmje, ju mund të përdorni lëng aloe vera në vend të pikave të rregullta. Megjithatë, konsultohuni me mjekun tuaj para se ta përdorni këtë ilaç natyral.
8. Kur sytë tuaj ndjehen të lodhur, lajini me ujë të ngrohtë.
9. Mundohuni të mos shikoni në ekranin e një kompjuteri, TV ose smartphone për të paktën 2 orë para se të shkoni në shtrat.
10. Provoni ushtrimin Indian Trataka për sytë. Kjo do t’i ndihmojë sytë dhe mendjen tuaj të jenë më të fokusuar.
Uluni përballë një objekti të vogël të vendosur në një hapësirë (një qiri, për shembull). Fokusoni sytë dhe gjithë vëmendjen tuaj në të. Mundohuni të mos e injoroni. Duhet të synoni që të keni një imazh të fortë dhe të detajuar të objektit në mendjen dhe kujtesën tuaj.
Pastaj mbyllni sytë dhe përqendrojeni vëmendjen tuaj në hapësirën mes vetullat tuaja, duke u përpjekur për të mbajtur imazhin e objektit në kokën tuaj për aq kohë sa të mundeni. Bëni këtë për rreth 10 minuta.
Qëllimi i ushtrimit është që të arrihet një imazh i qartë i diçkaje para se sytë tuaj të lodhen shkruan Super Shendeti
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve