Jo të gjitha bankat komerciale në Kosovë publikojnë në ëeb faqet e tyre informata rreth kostos së kredisë, shprehur përmes normës efektive të interesit, në vijë me rregullat e BQK-së.
Kështu u tha në tryezën “Mbrojtja e Konsumatorëve në Sektorin Bankar”, të organizuar nga instituti GAP, ku u theksua se në rolin e vet për mbrojtjen e konsumatorëve përmes edukimit financiar, BQK nuk ka bërë mjaftueshëm në shpërndarjen e informatave për qytetarët, si rrjedhojë edhe edukimin e tyre.
Nora Jusufi, e cila bëri prezantimin e të gjeturave, tha se është mirë që të publikohen të gjitha materialet e edukimit financiar.
Teksa shtoi se tek konsumatorët duhet të ofrohet edhe shembulli i kalkulimit të normës së interesit.
“Me ligjin e ri kërkohet që norma efektive e interesit të shpaloset si informatë e kredisë në çmimoret e tyre. Bankat të cilat nuk e kanë janë ProCredit Banka, Ish Banka dhe Sirat Banka. Kemi pasur afër 675 të anketuar, ku rreth 94 përqind prej tyre kanë llogari individuale, ndërsa 6 përqind llogari biznesore, ndërsa 18.5 përqind mendojnë që banka e tyre nuk është aspak e drejtë, dhe shumë e drejtë 15.8 përqind. Kreditë që më së shumti merren janë kreditë konsumuese, për blerjen e shtëpisë etj”,tha ajo.
Kryetarja e Komitetit Ligjor të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Vlora Osmani, tha se çdo kërkesë që vjen prej konsumatorëve, bankat i marrin informacionet nga shoqata. Ajo tha se të gjitha bankat i përdorin formularët, dhe prej ditës së hyrjes në fuqi të ligjit, bankat janë në përputhje me të.
“Bashkëpunimi jonë me sponzorizuesit e ligjit dhe BQK-në është i ngushtë. Risia e këtij ligji ka qenë informata parakontraktuese për klientët, e cila i është dhënë edhe më herët klientit, mirëpo nuk ka pasur një formular të njëjtë”, u shpreh ajo.
Drejtoresha e Departamentit të Ankesave në BQK, Venera Agani, tha se nga viti 2011, me themelimin e Divisionit të ankesave, pranohen dhe shqyrtohen të gjitha ankesat e konsumatorëve. /Telegrafi/
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...