Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore për nder të heroit Xhemajl Fetahaj.
Aty Thaçi ka thënë se sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë po dalin në pah vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas tij, askush nuk mund t’i zbehë vlerat e UÇK-së.
Thaçi po ashtu tha se Kosova do t’i jetë përjetë mirënjohëse NATO-s dhe SHBA-ve për lirinë e vendit.
“Sa më shumë që kalon koha aq më shumë po dalin në pah vlerat e UCK-së. Kosova do të festojë 20 vjetorin e çlirimit dhe në këto vite ne kemi pasur shumë të arritura. Kosova ballafaqohet ende me sfidat, me synim të sigurtë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Viti 2019 është shpallur viti i NATO-s. Kosova do të jetë mirënjohëse përgjithmonë ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi.
Ndërkohë pjesëmarrës në këtë akademi është edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj si dhe përfaqësues tjerë institucional.
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...