Google ADS

Mbreti saudit pohon se Irani përkrah terrorizmin

12:47 | 31 Maj 2019
Arbresh.info

Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime për të bërë Iranin të ndërpresë “mbështetjen e tij për terrorizmin”, në mes të një përshkallëzimi të tensioneve në rajon.

Të enjten, Riadi mblidhi takime të jashtëzakonshme të Gjirit dhe Ligës Arabe për të diskutuar kërcënimin e supozuar të Iranit përpara samitit islamik të premten. Takimet pasuan sulmet ndaj tankerëve të naftës jashtë brigjeve të EBA në fillim të majit, transmeton portali arbresh.info.

“Irani ka mbështetur terrorizmin për katër dekada dhe ka kërcënuar për sigurinë dhe stabilitetin, duke kërkuar të zgjerojë ndikimin e saj dhe hegjemoninë dhe të refuzojë marrëveshjet ndërkombëtare. Regjimi iranian ndërhyn në punët e brendshme rajonale dhe kërcënon trafikun ndërkombëtar të anijeve. Ne po i kërkojmë bashkësisë ndërkombëtare të marrë përgjegjësinë për ta bërë Iranin të ndalë mbështetjen e tij për terrorizmin dhe ta pengojë atë nga kërcënimi i navigacionit ndërkombëtar”, tha mbreti në Al Arabiya.

Monarku i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë hapa për të ndaluar “veprimet subversive të Iranit”. Mbreti shpjegoi se sulmet e kohëve të fundit ndaj depozitave nafte pranë bregut të Emirateve të Bashkuara Arabe kërkonin një përgjigje. Mbreti Salman gjithashtu argumentoi se raketat balistike të Iranit kërcënuan për sigurinë ndërkombëtare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme