Kur duhet t’i presim flokët që ato më pas të rriten të fortë dhe të shëndetshëm? E dini që duhet të zgjidhni kohën ideale sipas hënës? Nuk ka shkencë të saktë, por duket se hëna mund të ketë një ndikim pozitiv ose negativ në prerjen e flokëve. Këto janë besime popullore që gjatë shekujve kanë kushtëzuar zgjedhjen e shumë grave në të gjithë botën. Për të vendosur se kur të shkurtosh flokët është e rëndësishme të përshtatesh sipas hënës.
Prerja e tyre sipas hënës i ndihmon flokët të rriten më shpejtë. Nuk është e nevojshme të bëni një prerje të pastër, por një zvogëlim i lehtë do të jetë i mjaftueshëm për të pasur flokë të trashë, të fortë brenda disa javësh. Faza ideale për prerjen është ajo e hënës së plotë. Flokët do të rriten edhe më shpejt dhe do të jenë të forta dhe të ndritshme, pa nevojën për trajtime të mëdha. Megjithatë, gjatë fazës së zbehtë, flokët do të jenë më pak të dobëta: duket se nëse keni një flokë të rebeluar dhe të hollë, në këtë fazë hëna mund t’i ndihmojë ato të bëhen më të menaxhueshme. Edhe orari mund të ndikojë në rezultatin e flokëve të përsosur: koha më e mirë është midis gjashtës së mëngjesit dhe mesditës.
Kalendari hënor dhe flokët: kur të shmangni prerjen e tyre? Koha absolute për të shmangur prerjen e flokëve është kur ka hënë të re. Arsyeja ? Sepse në këtë fazë hëna është e fshehur midis Tokës dhe Diellit dhe prandaj nuk është e mundur ta shohësh atë. Kjo do të shkaktonte një dobësim të folikulave të flokëve dhe një tendencë për rënie më të madhe të tyre shkruan Revista Class.
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite