Fushat që më shumti vlerësohen nga BE, sipas Osmanit shumica janë në një fazë të hershme të progresit, shkruan arbresh.info.
“Kjo dëshmohet edhe në dokumente tjera të Bashkimit Evropian, siç është ai për zgjerimin që e ka cilësuar Kosovën si shtet të kapur dhe se korrupsioni është ilidhur me nivelet më të larta qeverisëse,” është shprehur Osmani.
Sipas saj, politizimi i skajshëm dhe presioni mbi prokurorin dhe gjyqësorin është pengesa kryesore që Kosova të arrijë progres.
Ajo thekson se në raport tregohet që ka shpresa shumë të vogla që të arrihet progres në sundimin e ligjit.
“Për shkak të këtyre dështimeve imazhi i Kosovës asnjëherë nuk ka qenë më keq. Ka vazhduar politizimi i shërbimit diplomatik dhe pastaj reflektohet në përfaqësim jo të mirë të vendit tonë jashtë,” deklaron Osmani.
Ajo shton se arsyeja pse i gjithë procesi i dialogut ka dalë jashtë binarëve dhe po përdoret nga Serbia në “turret e Daçiqit” siç i quan ajo, për ta dëmtuar Kosovën po mundësohet për shkak se ka përfaqësues të vendit tonë që kanë arritur që të vendosin statusin e Kosovës në tavolinë duke kontestuar kufijtë e shtetit./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...