Sadio Mane është duke planifikuar një qëndrim të gjatë në klubin e Liverpoolit.
Sulmuesi senegalez është lidhur me një transferim te Real Madridi në javët e fundit, por nuk synon largimin nga Anfield.
I pyetur nga ish-sulmuesi i Reds, Robbie Fowler, Mane zbuloi se dëshiron të qëndroj te Liverpooli për një kohë të gjatë.
“Shpresoj të qëndroj gjatë. Nuk ka një tjetër vend të tillë”, ka thënë fillimisht Mane për Mirror.
“Herën e parë që trajneri më thirri, mendova se më ka përzier me vëllanë tim, por më tha se dëshiron të më sheh te Liverpooli se më kishte parë edhe kur isha te Salzburugu”.
“E mbaj mend ende, ai gjithmonë thoshte: Ju nuk dini shumë për Liverpoolin, është një klub ‘sexy’ (joshës)! Më thoshte gjithë kohën, ‘në Evropë, është klubi i vetëm joshës’”.
“Ai edhe tani më thotë: “Ju thashë, ju thashë”. Kurrë nuk besoja që mund të luaja për Liverpoolin, madje as tani, nuk mund ta besoj”, përfundoi sulmuesi. /Telegrafi/
Vazhdon periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën p...
Guvernatori i BQK-së: Sistemi financiar në vendin tonë mbete...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
Atilla përqafon Xhenetën dhe Rovenën
A do ta urojë Putini Trumpin?
Hoxhaj uron Trumpin: Kosova, një mik i palëkundur i SHBA-së