Google ADS

Në QKUK, për 4 muaj 51 mijë shërbime nga ambulancat specialistike

10:44 | 31 Maj 2019
Arbresh.info

Qytetaret e Kosovës kanë marrë 51 mijë shërbime ambulantore për katër muaj në ambulancat e reja specialistike të QKUK-së.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i tij:

51 mijë shërbime ambulantore për 4 muaj në ambulancat e reja specialistike në QKUK. Ky numër është shumëfish më i madh krahasuar me numrin e shërbimeve që qytetarët tanë kanë marrë në bodrumet e QKUK-së deri para pak muajve. Me infrastrukturë dhe aparaturë moderne, 36 ambulancat specialistike po plotësojnë të gjitha kushtet për trajtim të dinjitetshëm për pacientët dhe kushte më të mira pune për stafin shëndetësor. Këtë model do ta ndjekim edhe në klinikat tjera.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme