Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka komentuar Raportin e Progresit për Kosovën.
Ai ka thënë se Raporti i Progresit po thotë që si shtet jemi i korruptuar, i pareformuar, jo-mjaftueshëm demokratik dhe jo të gatshëm që në aspektin ekonomik të konkurrojmë me shtetet e zhvilluara, transmeton lajmi.net.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Raportin e progresit duhet ta lexojmë si pasqyre për të parë se ku jemi si shoqëri në arritjen e standardeve të jetës. Pra, jo vetëm si vlerësim i biletës hyrëse për në BE por si matje e vlerave të shoqërisë sonë.
Prandaj, Raporti i Progresit po thotë që si shtet jemi i korruptuar, i pareformuar, jo-mjaftueshëm demokratik dhe jo të gatshëm që në aspektin ekonomik të konkurrojmë me shtetet e zhvilluara.
Ka arsye të fajësojmë edhe Evropën edhe fqinjët, por duhet së pari ta shikojmë shtetin tonë në pasqyre dhe të jemi vetëkritik. Pa përmirësim domethënës në vlerat kryesore nuk duhet as që të synojmë BE-në. Është e qartë që kjo qeveri këtë nuk e ka bërë dhe nuk ka mundësi ta bëjë.
Raformat duhet të sjellin më shumë mundësi, punësim, barazi e mirëqenie. Me lehtë për tu thënë se për tu bërë, por shoqëria jonë ka njerëz që mund ta bëjnë këtë . Dhe shoqëria duhet ta kuptojë se e ka në dorë vendimin për të sjellë njerëzit e duhur në pozitat e duhura.
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...