Sylë Ukshini, i dërguari me punë në ambasadën e Kosovës në Tiranë, gjatë një interviste televizive diskutoi mbi progresraportin e publikuar për Kosovën, si dhe për marrëdhëniet e Prishtinës me Beogradin.
Sa i përket liberalizimit të vizave, Ukshini u shpreh se raporti konstaton se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave.
“Raporti i vlerësimit njeh arritjet e Kosovës dhe konstaton se ka përmbushur kushtet për të qenë pjesë e zonës Shengen. Do të ishte mirë që tani të kishte një rekomandim. Ne po mbesim të fundit, të paktën duhet të ketë një liberalizim vizash. Është vendi i vetëm në Europë që nuk ka liberalizimin e vizave. Ky proces është frenuar padrejtësisht. Nëse do të hapej porta, do të bëheshin përparime të tjera”, tha Ukshini.
Më tej, Ukshini foli edhe për rrugën e vështirë të marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Sjella e Serbisë ndaj Kosovës ka qenë agresive. Serbia arreston në mënyrë arbitrare shumë kosovarë. Gishti ose pengesa në bashkëpunimin rajonal duhet të drejtohet nga Serbia. Kosova ka bërë shumë lëshime kur ka hyrë në dialog me Serbinë. Ka ikur koha për të krijuar Serbinë e madhe”, tha Ukshini/ATSH.
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...