Google ADS

Operacion i gjerë i policisë në “Kodrën e Trimave”

09:30 | 31 Maj 2019
A Z

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm është duke e zhvilluar një operacion të gjerë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij aksioni ndërkohë shumë zyrtar policor janë parë në njërën nga rrugët e kësaj lagjeje.

Operacionin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor, për detaje ju njoftojmë ndërkohe pas përfundimit të operacionit”, ka thënë Kelani.

Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në lidhje me këtë aksion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme