Google ADS

Banorët e Vushtrrisë në hall, kompania e pastrimit nuk vije për t’i marrë thasët e mbeturinave

09:24 | 31 Maj 2019
A Z
Mbeturinat janë problem me të cilin ballafaqohen të gjitha qytetet e fshatrat e Kosovës.

Mirëpo, në Vushtrri prania e mbeturinave para dyerve të shtëpive po i pengon qytetarët.

Një banor i rrugës ‘Bahri Kuqi’ në Vushtrri ka thënë se nga e mërkura i kanë lënë para derës thasët me mbeturina siç bëjnë zakonisht.

Por, kompania e pastrimit e cila i merr ato çdo të mërkurë, një gjë të tillë nuk e ka bërë edhe pardje.

Ai thotë se nuk e dinë përse, por qeset me mbeturina janë para dyerve dhe tanimë po i shqyejnë edhe qentë.

Nga kjo, është shkaktuar aromë e pakëndshme dhe shqetësim për banorët që nuk po e kuptojnë pse kompania nuk po vije për t’i marrë. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme