Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka shprehur shqetësim për rastin e gruas së komunitetit rom, e cila u sulmua para pak ditësh nga disa nxënës në Lipjan.
Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka shprehur shqetësim për rastin e gruas së komunitetit rom, e cila u sulmua para pak ditësh nga disa nxënës në Lipjan.
“Rasti i tillë është vërtetë shqetësues, se nga rrjeti social brenda ditës arrijnë të mobilizohen dhe të denigrohet një zonjë. Është e pastrehë dhe me probleme të saj të jetës”.
“Bëj thirrje që të kemi kujdes në verifikim me lajmet e rreme”, u shpreh Berisha.
Në intervistën e rubrikës “Sytë 7”, ai foli edhe në lidhje me komunitetin që e përfaqëson.
“Komuniteti ynë ka mbetur anash në lidhje me zhvillimin, si në punësim ose për pozita më të mira, dhe ka qenë e vështirë për kohë të shkurtër që të zgjidhen problemet, por ka përparime p.sh. në formën e diskriminimit të drejtpërdrejtë. Investimin më të madh e kemi në fushën e edukimit dhe jemi duke u munduar t’i krijojmë kushtet e banimit dhe për punësim”.
“270 shtëpi janë ndarë për të gjitha komunitetet në Kosovë. Ky lajm është pritur shumë mirë, pra fondin e kemi pritur shumë mirë. Por Ky projekt është dashur të bëhet gjatë vitit të kaluar por kemi pasur pak probleme në grupin 6+, megjithatë unë skam hequr dorë. Për shkak të neglizhencës e kemi humbur mundësinë e implementimit të këtij projekti vitin e kaluar”.
“Komuniteti ynë përfiton 37 shtëpi nga ky projekt, pra si komunitet egjiptian këto do të ndahen në të gjitha komunat e Kosovës”.
“Në pritje janë edhe 70-80 shtëpi për familjet që janë në pritje të listës. Kemi mbështetjen e donatorëve dhe kështu mundohemi ta zbusim këtë sektor”.
Deputeti Berisha foli edhe për keqpërdorimet e donacioneve, duke thënë se ka pasur të dhëna dhe informata që janë kushtëzuar familjet për të përfituar shtëpi, të cilëve u janë kërkuar para deri në 2000 euro.
“Në komision kanë dalë disa njerëz që e kanë vlerësuar këtë punë. Secili hapur mund të verifikohet dhe derisa jam në mandat nuk do të lejojë që kjo të ndodhë. I kemi ndalur rastet e tilla sepse i kemi shpallur hapur. Do të merrem me këdo që kërkon ryshfet për çështje të tilla dhe sigurisht se do të veproj”.
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti u takua me Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondi...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...