Eksperti i sigurisë dhe ish-zyrtari nëpër qeveritë e Maqedonisë, Pavle Trajanov ka folur për “bombat” e plasuara në rrjetet sociale që kryesisht aty flitet për zyrtarë të BDI-së.
“Nuk besoj se Republika e Maqedonisë së Veriut ka kapacitet që ta menaxhoj gjithë këtë situatë me materialet e përgjuara të lëshuara në tregun e zi, edhe pse pushteti i ka detyrë të veprojë në mënyrë parandaluese. Ky proces do të zgjasë. Me rëndësi është që tani mos të ketë hapësirë për keqpërdorimin e sistemit të përgjimit”, vlerëson Trajanov për REL.
Materialet e përgjuara në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos kaluan nën kompetencë të Prokurorisë Speciale, por disa herë me radhë në rrjetet sociale dhe ueb-faqe të ndryshme, ato janë publikuar në periudha të ndryshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se ai nuk i ka dëgjuar këto biseda, duke nënvizuar se bisedat e përgjuara nuk do të kenë impakt në raportet me partnerin e koalicionit qeveritar, BDI-në.
“Organet hetuese duhet të merren seriozisht me këtë rast”, ka theksuar Zaev.
Ai ka shtuar se nuk ka njohuri nëse këto biseda janë pjesë e materialeve të përgjuara që i ka poseduar Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, apo bëhet fjalë për materiale të tjera duke lënë mundësinë që bisedat e përgjuara mund t’i posedojë dhe një palë e tretë, pasi sipas tij, opozita kishte vetëm 1/3 e bisedave të përgjuara telefonike nga Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim.
Ndërkaq, zyrtarët e lartë të Bashkimi Demokratik për Integrim kanë kërkuar nga organet kompetente përgjegjësi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...