Vrasja e ish-policit, arrestohet një nga të dyshuarit

08:43 | 31 Maj 2019
Arbresh.info

Zbardhet vrasja e ish-oficerit të policisë Arben Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 janar 2019, pranë banesës së viktimës. Burime nga policia bëjnë me dije se ka bërë të mundur arrestimin e një personi të dyshuar.

Shtetasi GJ.C;. 40 vjeç dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së llojit mafioz të ish-efektivit Bilali. Ndërkohë, u arrestuari është person me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qenë i dënuar për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”

Materialet në ngarkim të shtetasit Gj. C., iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme