Lideri veri-korean Kim Jong-un dhe qeveria e tij thuhet të kenë kryer një spastrim kundër të paktën pesë zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme, përfshirë të dërguarin e vendit në SHBA, pas dështimit të samitit mes liderëve amerikan dhe atij të Koresë së Veriut.
Kim Hyok-choi, emisari i posaçëm i Koresë Veriore në SHBA, i cili ishte homolog i Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo në diskutimet para samitit të dështuar në Hanoi, ka vdekur prej muaj, raporton gazeta jug-koreane Chosun Ilbo, transmeton portali arbresh.info.
“Kim Hyok-chol ishte hetuar dhe ekzekutuar në aeroportin Mirim me katër zyrtarë të ministrisë së jashtme në mars”, zbuloi një burim anonim i Koresë së Veriut, sipas Chosun Ilbo.
Burimi i paidentifikuar shtoi se Kim Yong-chol, nënkryetar i Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë për punët e Koresë së Jugut, u urdhërua në “punë të detyruar” në Provincën Jagang./Arbresh.info/
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...