Google ADS

Bushati: Këmbimi i territoreve, alternativë cinike në vend të integrimit në BE

08:21 | 31 Maj 2019
Arbresh.info

Ideja e këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë sërish është kritikuar ashpër nga ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, i cili e ka quajtur këtë si një ide e shekullit 19, e cila është ofruar si një alternativë cinike në vend të afrimit me Bashkimin Evropian.

Bushati e tha këtë në një intervistë për gazetën vjeneze “Der Standard”, pasi u pyet nëse përkrahja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për idenë e këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i ka dëmtuar gjasat e Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në.

“Ballkani kaloi nëpër faza të ndryshme, kishte luftëra dhe konflikte ndëretnike, më pas kishim Marrëveshjen e Daytonit, intervenimin e NATO-s në Kosovë, ishim në një modus të menaxhimit të krizës. Por më pas i mësuam metodat dhe parimet evropiane, derisa kishim BE-në e angazhuar dhe si rezultat i bashkëpunimit rajonal…”ka thënë ai, shkruan sot Koha Ditore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme