Ajo konsiderohet si një ndër moderatoret më të pëlqyera të ekraneve shqiptare, por prej disa kohësh ajo ka mbetur pa emisioni, që pas largimit nga Tv Klani.
Gjithsesi Marina Vjollca duket se nuk po e vret shumë trurin në atë drejtim, pasi është e përkushtuar të shijojë në maksimum pushimet luksoze në vendet më ekzotike të globit.
Vetëm pak kohë më parë e kemi para Marinën të postojë fotografi nga pushimet të ishujt Bahamas, ku shfaqej e veshur më një palë bikini të bardha, të cilat ia tregonin format për mrekulli.
Por kjo nuk u ka shpëtuar specialistëve, të cilët menjëherë kanë identifikuar edhe çmimet marramendëse e që bukuroshja e e kraneve shqiptare kishte paguar për ato, jo më pak se sa 1.145 euro.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja e specializuar ‘What They Wearin’, sipas të cilës këto bikini janë të firmës ‘LaPerla’.
Ndërsa edhe syzet që Marina i ka kombinuar janë të firmës AnaKarinKarlson, dhe kanë kushtuar 1,135 euro. Pra, Marina ka shpenzuar gjithsej 2,280 euro vetëm për këtë pamje gjatë pushimeve luksoze.
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin