Çfarë tregojnë për shëndetin tuaj vijat dhe rrudhat në fytyrë?

23:24 | 30 Maj 2019
L G

Të gjithë njerëzit kanë rrudha, vija apo shenja në fytyrë. Është pjesë e jetës të cilën duhet ta pranojmë. Por a e dini që rrudhat mund të tregojnë ca gjëra më shumë sesa thjesht mosha?

Fytyra lidhet me pjesën tjetër të trupit, kështu që vijat apo shenjat në lëkurën tonë dërgojnë sinjale për shëndetin, ndaj është mirë të dimë t’i lexojmë

1. Linjat horizontale të ballit: Këto vija në ballin tuaj shpesh quhen si “vijat e shqetësimit” për një arsye të mirë. Pasja e tyre tregon se po akumuloni një sasi të madhe stresi. Ato janë shenjë që keni nevojë për të marrë pak pushim. Gjithashtu janë të lidhura direkt me stomakun tuaj dhe mund të tregojnë që po merrni shumë sheqer dhe yndyrë, si dhe pak ujë. Nëse i keni këto vija, ndoshta duhet të përqendroheni pak se çfarë po fusni në trup.

2. Vija e vetullës së djathtë: Të kesh një vijë të tillë vertikale mes vetullave, është shenjë se organet tuaja janë të dobëta. Kjo linjë është veçanërisht e lidhur me mëlçinë. Disa ushqime promovojnë një mëlçi të shëndetshme, si: drithërat, frutat dhe perimet jeshile. Duhet të evitoni konsumimin e ushqimit me erëza pikante, kripë dhe kafen. Nëse keni probleme të rënda të mëlçisë, atëherë duhet të vizitoni një mjek.

3. Vija e vetullës së majtë: Kjo vijë është e lidhur direkt me shpretkën. Një vijë e theksuar në vetullën e majtë mund të tregojë dobësi ose probleme me shpretkën. Nëse dyshoni diçka serioze, duhet të kërkoni ndihmë mjekësore. Por nga ana tjetër, konsumimi i frutave të thata ose të ëmbla është zgjidhje e përkryer për të përmirësuar funksionin e shpretkës.

4. Vija tek ura e hundës: Kjo vijë shpesh do të thotë se ju prekeni shpesh nga alergjitë jo-sezonale dhe sezonale. Kjo linjë është e lidhur edhe me dëshirat seksuale. “Ndoshta keni pak kohë që nuk keni bërë dashuri”.

5. Vijat tek cepat e syrit: Këto vija janë dëshmi se jeni të prirur për të qeshur shumë (çka është e mirë për shëndetin tuaj), por duke qenë se sytë mund t’i sforconi nga lodhja në kompjuter, telefon apo televizor, mund të jenë edhe shenjë që paralajmëron probleme me shikimin. Këto vija janë të lidhura edhe me organet e brendshme, si stomaku, veshkat dhe mëlçia. Mund të tregojnë se keni probleme me këto organe dhe se ju nevojitet të rregulloni dietën ushqimore dhe të bëni aktivitet fizik.

6. Rrathë ose qese poshtë syrit: Këto shenja mund të tregojnë mbi mungesat e gjumit, por gjithashtu janë shenja që tregojnë probleme me veshkat. Konsumoni sa më shumë perime të freskëta, fruta dhe pini shumë lëngje. Ato janë të lidhura gjithashtu me sistemin e qarkullimit të gjakut dhe mund të tregojnë se keni qarkullim të dobët të gjakut. Mund ta luftoni këtë me joga ose masazh. Nëse bëhen problem shqetësues, konsultohuni me mjekun.

7. Zona delikate tek mollëzat e faqeve: Të qenët të ndjeshëm në zonën e mollëzave apo acarimi i tyre mund të tregojë se keni ndonjë problem shëndetësor. Ato janë të lidhur me problemet e tretjes dhe ndoshta duhet të rishikoni çfarë hani. Skuqja, acarimi apo çngjyrosja e mollëzave mund të tregojnë se keni probleme me mushkëritë. Si rrjedhojë është mirë që të praktikoni ushtrime që përfshijnë frymëmarrjen. Për çdo gjë do të ishte mirë të konsultoheshit me mjekun.

8. Maja e kuqe e hundës: Kjo shenjë është e lidhur me sistemin e qarkullimit të gjakut dhe zemrës. Është tregues se keni probleme me tensionin e gjakut, kështu që kontrollojeni shpesh tensionin e gjakut. Hunda e kuqe do të thotë gjithashtu të shmangni alkoolin, kafen dhe ushqimet pikante. Do ishte mirë të përdornit ushqime që përmbajnë shumë acide yndyrore, si avokado.

9. Vijat e gojës: Nëse vini re një vijë vertikale në anët e gojës, kini probleme me zorrën e trashë. Duhet të konsumoni më shumë vitaminë D, fibra, shumë lëngje dhe ushtrime.

10. Vijat e të qeshurit: Këto vija kanë dy indikacione krejtësisht të ndryshme. I pari tregon se jeni një person i lumtur dhe i qeshur. E dyta është më serioze për shkak se linjat e të qeshurit janë të lidhura me pankreasin dhe mund të jetë një shenjë për një pankreas të dobët. Për të përmirësuar gjendjen e pankreasit duhet të konsumoni qershi, hudhër, spinaq, rrush dhe boronica.

11. Vijat sipër buzës: Zakonisht këto vija identifikojnë duhanpirësit, por kjo zonë është e lidhur edhe me shpretkën. Përpiquni të hani më shumë perime si: karota dhe kungull. Vaktet e vogla dhe të shpeshta janë gjithashtu të rëndësishme.

12. Pika në buzën e poshtme: Ka disa shpjegime për këtë. I pari është qarkullimi i dobët i gjakut, të cilin mund ta trajtoni me aktivitet fizik ose joga. E dyta është se mund të keni probleme me shëndetin e zorrës së trashë. Vizitohuni tek një mjek dhe ushqehuni me ushqime që përmbajnë fibra.

13. Vijat e qafës: Janë të zakonshme, sidomos tek njerëzit mbipeshë. Ju duhet të zgjidhni një dietë të shëndetshme për humbje peshe. Këto vija janë të lidhura edhe me gjëndrën tiroide. Për të përmirësuar shëndetin e gjëndrës tiroide, merrni ushqim të pasur me zink ose largoni glutenin nga ushqimet që hani.

14. Vija rreth syrit: Nëse vëreni unazë rreth bebes së syrit, kjo mund të jetë shenjë për një nivel më të lartë të kolesterolit se normalja. Kolesteroli lidhet shumë me sëmundjet e zemrës ndaj bëni mirë të përdorni shumë perime, të ulni nivelin e yndyrave dhe t’u shtoni ushqimeve arra dhe salcë soje.

15. Vena tek cepat e vetullave: Mund të jenë shenjë për presion të lartë të gjakut. Bëni joga, shëtitje ose merrni pushimet. Por gjithashtu ulni sasinë e kripës që përdorni, hani banane dhe ushtrohuni më shumë.

16. Vija mbi mjekër: Kjo ka të bëjë me zemërimin apo frustrimin brenda jush. Përpiquni të mendoni pozitivisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme