Google ADS

Puna nga shtëpia, një prej trendeve globale në rritje

22:56 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në Amerikë, që prej 2016 rreth 15 milionë njerëz rezultojnë të vetëpunësuar, që është më shumë se 10 për qind e të gjithë punonjësve amerikane.

Nëse ju jeni një person që punoni nga shtëpia, atëherë e njihni mjaft mirë ekonominë gig dhe sesa shumë ajo po forcohet. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në Amerikë, që prej 2016 rreth 15 milionë njerëz rezultojnë të vetëpunësuar, që është më shumë se 10 për qind e të gjithë punonjësve amerikane. Deri në vitin 2020 shifra të tilla pritet të shënojnë rritje.

Ky është një lajm shumë i mirë edhe për punëdhënësit, sepse i krijon atyre mundësinë për të bashkëpunuar me punonjës të aftë dhe mbi të gjitha me norma më të arsyeshme pagese në krahasim me ata që punojnë me kohë të plotë.

Megjithatë menaxhimi i duhur i punës me një punonjës të pavarur mbetet gjithmonë një sfidë më vete. Ja sesi të merrni më të mirën prej një bashkëpunimi të tillë:

  Zgjidhni punonjësin e duhur

Në ditët e sotme ka shumë faqe interneti ku prezantohen profilet e shumë punonjësve që punojnë të pavarur, gjë kjo e cila jo vetëm do t’ju kursejë shumë kohë por edhe do t’ju ndihmojë për të bërë zgjedhjen e duhur.

Pasi të keni përcaktuar kandidatin që do të merrni për në intervistë, këshillohet që t’i bëni pyetje sa më të sakta për të parë nëse ai është vërtet i aftë për atë punë.

  1. Trajtojini si profesionistë

Punonjësit që punojnë nga shtëpia bëjnë të njejtën punë me ata që punojnë në zyrë, madje mund të bëjnë edhe akoma më shumë. Prandaj këshillohet që t’i trajtoni ata si profesionistë të vërtetë dhe njësoj me punonjësit që punojnë në zyrat e kompanisë suaj.

  1. Përcaktoni paraprakisht, pagesën dhe afatet

Mënyra më e mirë për të pasur sukses në menaxhimin e punonjësve të pavarur është që ju të përcaktoni paraprakisht pagesën e tyre dhe mbi të gjitha edhe afatet kur doni që materiale të caktuara t’ju dorëzohen. Kjo do të bëjë që mos të krijohen probleme as nga ana juaj si punëdhënës dhe as nga ana e tyre si punëmarrës.

  1. Respektoni pavarësinë e tyre

Shumë punëdhënës e vlerësojnë faktin se punonjësit e pavarur tregohen të kujdesshëm ndaj detajeve dhe mbi të gjitha në respektimin e orareve. Por të gjithë punëdhënësit që kanë punësuar punonjës të pavarur duhet të kenë parasysh faktin se këta të fundit janë të pavarur dhe nuk mund t’ju përgjigjen vazhdimisht për kërkesat që keni, sepse si ju mund të kenë edhe punëdhënës të tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme