Andrea Bertolacci ka njoftuar për largimin e tij nga AC Milani.
Klubi italian pagoi 20 milionë euro për të nënshkruar me Bertolaccin nga Roma në verën e vitit 2015, por lojtari ka luajtur vetëm 52 herë për “Rossonerët” dhe nga këto paraqitje vetëm katër kanë ndodhur këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori prandaj do të largohet me të përfunduar kontrata e tij më 30 qershor.
“Zyrtarisht, pas disa ditëve, një kapitull në jetën time do të mbyllet. Një kapitull që nuk do ta mohojë asnjëherë. Jam rritur, jam bërë një person dhe një baba këtu, në Milano dhe te Milani”, ka shkruar 28-vjeçari në llogarinë e tij në Instagram.
“Gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç kemi dashur, por unë duhet të pranojë përgjegjësitë e mia”
“Sot është një ditë ku unë ju them lamtumirë. Faleminderit Milan, drejtorëve të tyre, trajnerëve dhe të gjithë bashkëlojtarët për vitet së bashku”
“Jam duke shikuar përpara për të filluar një kapitull të ri në karrierën time dhe jam i sigurt se do të jetë i bukur”, përfundon Bertolacci./arbresh.info/
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...