Si e sheh Norvegjia marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë

22:44 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Pas arritjes së marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për çështjen e emrit, gjithë vëmendja ka mbetur në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, si e sheh Norvegjia marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë?

Drejtori në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Niels Engelschion, ka thënë se shteti i tij e pranon çfarëdo marrëveshje që ka pajtimin e të dyja palëve.

“Fillimisht mendoj që të gjithë ne duhet t’i pranojmë mundime t e jashtëzakonshme që kanë bërë Maqedonia e Veriut dhe Greqia sepse kjo ka rëndësi të madhe si sinjal për regjionin që ka mundësi derisa palët pajtohen për kompromis”.

“Tani gjithë vëmendja është drejtuar ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe procesit të dialogut”.

“Unë besoj që duhet të gjejmë një zgjidhje ku të gjitha palët do të duhej të ishin të kënaqur me rezultatin brenda kornizës të së Drejtës Ndërkombëtare dhe do të duhej të kontribuonte në të mirën e të dyja vendeve”.

Engelschion në një intervistë dhënë për Klan Kosovën nuk ka treguar saktësisht se si duhet të dizajnohet dhe çfarë duhet të përmbajë marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Norvegjisë.

“Ne do të besojmë se çfarëdo zgjidhje ku pajtohen të dyja palët dhe është brenda kornizës të së Drejtës Ndërkombëtare do të ishte më e mirë. Ne nuk kemi një pikëqëndrim se duhet të jetë kështu ose ashtu, por duhet të jetë diçka për të cilën pajtohen të dyja shtetet”.

A e pranon Norvegjia një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë ku mund të preken dhe ndryshojnë kufijtë – një temë e përfolur?

“Përderisa çfarëdo zgjidhje është në të mirë të regjionit dhe nuk krijon ndonjë problem të ri mendoj që zgjidhjet në tryezë duhet shikuar, por  duhet të jenë të një aspekti pozitiv dhe jo të krijojnë një ndikim negativ”.

“Do të duhej të ishte diçka për të cilën do të pajtoheshin të dyja vendet”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme