Të prekurit nga sëmundja e Sklerozës Multiple po përballen me probleme. Ata po ankohen se nuk po mund të marrin terapinë e nevojshme, njofton Klan Kosova.
Shteti nuk po ua siguron ilaçet, e ata s’po mund t’i blejnë vetë, sepse kushtojnë shumë shtrenjtë.
Në Kosovë janë të prekur rreth 1300 persona me sëmundjen e sklerozës multiple.
Por, vetëm 100 prej tyre marrin terapi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën Neurologjike.
Gjatë ditës së sotme u shënua Dita Botërore e Sklerozës Multiple ku u theksua nevoja e madhe që institucionet t’i përkrahin pacientët me këtë patologji.
Skleroza Multiple prek trurin dhe palcën kurrizore, duke e shkatërruar mbështjellësin e fijeve nervore.
Simptomat e zakonshme të kësaj sëmundjeje janë: çrregullimi i shikimit, dhembja dhe mpirja e gjymtyrëve, vështirësitë në koordinim, dobësimi i muskujve, lodhja, çrregullimi i disponimit dhe çrregullimi në jashtëqitje dhe urinim.
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...