Çdo student në Filipine duhet të mbjellë 10 pemë për t’u diplomuar

22:26 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Thuhet se me moshën fiton më shumë mençuri dhe vetëdije, por të rinjtë gjithmonë kanë treguar se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Shumë njerëz ndiejnë një nevojë urgjente për ndryshimin e kushteve mjedisore dhe suksesi i partive të gjelbra në zgjedhjet e fundit evropiane janë pasqyra e kësaj ndjenje.

Diçka duhet bërë dhe menjëherë. Më 15 maj, parlamenti i Filipineve miratoi një ligj që kërkon që studentët të mbjellin 10 pemë nëse dëshirojnë të diplomohen.

Sipas ligjit të ri, ky kusht zbatohet për të gjithë ata të rinj që përfundojnë shkollën fillore, të mesme dhe arsimin e lartë. Objektivi kryesor është rritja e ndërgjegjësimit ndër breza për mbrojtjen e mjedisit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme