Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, në emisionin Pressing ka thënë se koloneli Ahmet Krasniqi u vra pabesisht nga shteti i Shqipërisë. Ai thotë se vrasësit e Krasniqit dihen.
“Fatos Klosi është ekzekutori i tij. Dihet me emër dhe mbiemër kush janë dy oficerët e SHIK’ut që ishin prezentë”, ka thënë Berisha.
Ai thotë se një ditë para se të vritej Ahmet Krasniqi u çarmatos e më pas u ekzekutua në prezencë të dy zyrtarëve të Shërbimit Informativ të Kosovës, i organizuar nga ish-shefi i Shërbimit Sekret të Shqipërisë, Fatos Klosi.
“Ahmet Krasniqi 24 orë para, i marrin makinën dhe rojët që i kishte. E çarmatosin për ta ekzektuuar. Aty kanë qenë dy oficerë të SHIK’ut. E kanë mbajtur Ahmet Krasniqin, ndërsa dy të tjerë me maska e kanë qëlluar”, ka thënë Berisha.
“Kjo ka qenë vrasje shtetërore. Qeveria e Shqipërisë e ka vrarë ministrin e Mbrojtjes së Kosovës pabesisht. E ka bërë Fatos Klosi”, ka thënë Berisha.
“Vrasja është kryer për llogari të një pale që i pengonte Ahmet Krasniqi”, ka shtuar ai.
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...