Haradinaj pret që vizat të liberalizohen në vjeshtë

21:22 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se beson që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë këtë vjeshtë.

“Unë kam shpresë se në vjeshtë. Shpresoj që do të jemi bashkë”, është shprehur ai, në RTK.

“Edhe gjuha në Raportin e Progresit ishte e qartë, thoshte: urgjent të bëhej”, ka theksuar Haradinaj.

Pas Samitit të Berlinit, në mbledhje të Qeverisë, Haradinaj kishte uruar kosovarët për liberalizim të vizave, për lëvizje të lirë në zonën Shengen.

Kjo, sipas tij, i ishte konfirmuar në takimin që kishte pasur me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme