Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka folur rreth fillimit të zbatimit të marrëveshjes për heqjen e roaming-ut Kosovë-Shqipëri.
Bregu deklaroi se është detyrim ligjor që të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshje.
“Shqipëria dhe Kosova përfitojnë nga 1 korriku, 85 për qind të reduktimeve të tarifës së telefonisë. Ministrat kanë firmosur një marrëveshje me 4 prill, dhe në marrëveshje thuhet se me 1 korrik do të fillojë zbatimi. Sigurisht zbatimi do të bëhet fazë pas fazës, jo çdo gjë do të ndodhë me 1 korrik, por do të vazhdohet kështu deri në sa tarifat të jenë 0 për vitin 2021, ky është lajm pozitiv”, ka thënë Bregu për Telegrafin.
Sekretarja Bregu theksoi së agjenda e këtij viti e Këshillit Rajonal është ambicioze.
“Ulja e tarifave të telefonisë celular për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, është lajm i mirë. Do të nisim procesin edhe për uljen e tarifave me vendet e Bashkimit të Evropian”, pohoi ajo.
Theksojmë se vendimi për heqjen e roamingu-it për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është marrë në samitin e Beogradit, i cili është mbajtur muaj më parë.
Marrëveshja është nënshkruar ne Beograd mes Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë.
Në bazë të vendimit të samitit të dytë digjital të Beogradit, tarifat do të pësojnë ulje që nga 1 korriku i këtij viti dhe në 2021 tarifat e roming-ut do të jenë zero.
Ndryshe dje ka përfunduar edhe konferenca e tretë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal “Si t’i përgjigjemi më mirë aspiratave evropiane të të rinjve në Ballkanin Perëndimor”, e cila është mbajtur në Bukuresht të Rumanisë, fokusi i kësaj konference është përqendruar tek të rinjtë si dhe mundësitë që ata duhet të kenë në punësim e zhvillim.
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99