Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka ardhur momentumi që iniciativa për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj të shkojë në Kuvend.
Ai ka thënë se “shteti është në kaos total” dhe proceset aktuale e bëjnë momentumin për të çuar përpara mocionin.
Megjithatë, Hoti ka shtuar se opozita nuk i ka votat. Sipas tij, opozitës i duhen edhe tri vota dhe ato presin t’i marrin nga deputetët e pozitës, “që janë treguar të zëshëm kundër qeverisë”.
Hoti ka thënë se duke parë situatën e vendit, kryeministri Ramush Haradinaj është dashur vetë të kërkonte votëbesim për të parë mbështetjen që ka në Kuvend.
“Do të shohim a janë të gatshëm deputetët tjerë të Kuvendit, që në seanca janë më kritikë sesa vetë opozita. Të shohim nëse vërtetë i mendojnë ato fjalë që i thonë dhe a kanë gatishmëri për të përkrahur mocionin. Koordinimi mes opozitës nuk është se ka munguar. Ka një kohë që nënshkrimet i kemi të mbledhura të tri grupet parlamentare, dhe dy deputetë të Alternativës. 58 janë, duhen edhe tri nënshkrime për të pas sukses”, ka thënë ai.
“Por dua ta parashtroj ndryshe. Rregullorja parasheh dy lloje mocionesh. Mocionin e opozitës për mosbesim dhe atë të kryeministrit të votëbesimit, kur ai sheh se s’ka mbështetjen e nevojshme parlamentare. Nga muaji maj i vitit të shkuar kur Lista Serbe doli nga koalicioni e kur në shtator përfundimisht dolën në anën e opozitës, ky koalicion s’ka shumicën në Kuvend. Në një vend të demokracisë parlamentare, do të duhej që kryeiminstri vetë të kërkonte votëbesim për të parë a ka 61 vota në Kuvend”, ka thënë Hoti.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...