Puno shumë, bëhu i suksesshëm, atëherë do të jesh i lumtur.
Të paktën, kjo është ajo që shumë prej nesh kanë mësuar nga prindërit, mësuesit dhe bashkëmoshatarët tanë.
Ideja që ne duhet të jemi të suksesshëm për të qenë të lumtur, përmendet në institucionet më të çmuara të Shteteve të Bashkuara (Deklarata e Pavarësisë), besimet (ëndrra amerikane) dhe narrativat (Roki dhe Hirushja).
Shumica e njerëzve duan të jenë të lumtur, prandaj ne përpiqemi vazhdimisht të arrijmë suksesin, duke menduar se kënaqësia qëndron vetëm tek hyrja në universitet në degën e preferuar, nisja e punës së ëndërruar, promovimi në detyrë, apo të fituarit 1 milionë dollarë.
Por për shumë ndjekës së saj, si suksesi ashtu dhe lumturia, mbeten përgjithmonë të paarritshme. Problemi është se ekuacioni, mund të jetë i vërtetë së prapthi. Hipoteza jonë, është se lumturia i paraprin dhe çon drejt një suksesi në karrierë, dhe jo anasjelltas.
Në shkencën psikologjike , “lumturia” lidhet me “mirëqenien subjektive”, dhe “emocionet pozitive” (ne përdorim termin të ndër-shkëmbyeshme). Ata që kanë një mirëqenie më të madhe, tentojnë të jenë më të kënaqur me jetën e tyre, dhe të përjetojnë gjithashtu emocione më shumë pozitive, dhe më pak negative.
Studimet sugjerojnë se janë këto emocione pozitive – si eksitimi, gëzimi dhe qetësia – ato që nxisin suksesin në vendin e punës. Le ta shohim fillimisht këtë në studimet e ndërthurura, që i shqyrtojnë njerëzit nga një pike e vetme. Kjo i lejon kërkuesit të përcaktojnë nëse lumturia dhe suksesi, janë të ndërlidhura mes tyre.
Në lidhje me bashkëmoshatarët e tyre, njerëzit më të lumtur, janë më të kënaqur me punën e tyre ; ata marrin gjithashtu marrin një mbështetje më të madhe sociale nga bashkëpunëtorët, dhe vlerësime më të mira të performancës nga eprorët.
Veçanërisht, mund të ndodhë që shefat u japin punonjësve të lumtur vlerësime më të larta të performances së tyre, për shkak të një efekti halo, ku një përshtypje e favorshme në një fushë (si lumturia) ndikon mendimet në një fushë tjetër (siç është aftësia për punë):P.sh Timi është i lumtur, ai duhet të jetë shumë i aftë edhe në punën e tij”.
Megjithatë, ka edhe prova që njerëzit me një mirëqenie më të lartë psikologjike, kanë një rendiment më të lartë në kryerjen e një sërë detyrash të lidhura me punën. Një studim i rëndësishëm, zbuloi se agjentët e shitjeve me një pikëpamje më pozitive, shisnin 37 për qind më shumë polica të sigurimit të jetës, sesa kolegët e tyre me pikëpamje më pak pozitive.
Lumturia, është e lidhur me shpesh me rendimentin e shkëlqyer në punë edhe në fusha të tjera . Njerëzit që përjetojnë shpesh emocione pozitive, kanë prirjen të ecin në karrierë në vendet ku punojnë. Ata janë gjithashtu janë më pak të prirur të mungojnë në punë, apo të braktisin vendin e tyre të punës.
Njerëzit me një mirëqenie më të mirë, kanë gjithashtu tendencën të fitojnë paga më të larta, se sa ata me një mirëqenie më të ulët. Megjithatë, hulumtime të tilla të ndërthurrura kanë kufijtë e tyre, pasi ato nuk mund të përcaktojnë se kush vjen e para: lumturia apo suksesi.
Në këtë rast, mund të ndihmojnë studimet shumëvjeçare, pasi ato i vëzhgojnë njerëzit gjatë ditëve, javëve, muajve ose viteve, për të parë se si ata kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Sipas këtyre studimeve, njerëzit që fillojnë të jenë të lumtur, nisin të bëhen të suksesshëm.
Sa më shumë i kënaqur të jetë një person në fillim të një kohe të caktuar, aq më shumë ka ai gjasa të jetë më vonë i qartë mbi punën që dëshiron të bëjë. Një studim, gjeti se të rinjtë që raportojnë një mirëqenie më të lartë psikologjike se sa bashkëmoshatarët e tyre, para se të diplomohen në universitet, kanë më shumë gjasa të fitojnë në intervistat e punës 3 muaj më vonë.
Emocionet pozitive, janë gjithashtu parashikues të saktë të arritjeve, si dhe i të ardhurave të mëvonshme financiare. Në një studim , 18-vjeçarët e lumtur, kishin më shumë gjasa të punonin në punë prestigjioze, që falnin kënaqësi, dhe të ndiheshin financiarisht të sigurtë pas moshës 26-vjeçare.
Ndërkohë në një studim tjetër , njerëzit që ishin më të gëzuar kur nisnin universiyetin, kishin më shumë të ardhura. Por nuk është e mjaftueshme, të dish se lumturia vjen para suksesit. Ne duam të dimë: A e shkaktojnë ato njëra-tjetrën? Tek e fundit, mund të ketë disa ndryshore të pa matura në këto studime, si inteligjenca ose të qënit tipa të hapur, ato që nxisin mirëqenien dhe pasjen e një pune të mirë.
Në fakt, tipat e hapur kanë më shumë gjasa të jenë të lumtur, dhe të fitojnë të ardhura më të mëdha. Nga rishikimi që i kemi bërë i më shumë se 170 studimeve të ndërthurrura, është e qartë se mirëqenia e promovon në shumë mënyra suksesin e karrierës.
Kjo nuk do të thotë se njerëzit e palumtur, nuk mund të kenë sukses. Përkundrazi, historia tregon se individë që kanë vuajtur gjatë nga depresioni si Abraham Linkoln dhe Uinston Çurçill, kanë mundur të kenë suksese të pabesueshme. Të dyja emocionet, si negative ashtu edhe pozitive, u përshtaten situatave – ka një kohë për të qenë e trishtuar, ashtu siç ka një kohë për të qenë të lumtur.
Çdo udhëheqës apo menaxher biznesi që e lexon këtë, do të kujdesej që të mos punonte vetëm me njerëz të lumtur, apo t’i detyronte punonjësit e tij të jenë me zor më optimistë. Strategji të tilla kanë dhënë efektet e kundërta në të kaluarën – si në rastin e buzëshjes së detyrueshme të imponuar ndaj stafit në zinxhirin e supermarketeve amerikane, “Trader Joe”, ku kjo praktikë si për ironi i bëri punonjësit të ndiheshin edhe më keq.
Njerëzit dhe kompanitë, që shpresojnë të rritin lumturinë në një mënyrë më të shëndetshme, do të kishin më shumë fat, nëse do të promovoin aktivitete pozitive, si aktet e mirësisë dhe të shprehjes së mirënjohjes. Filozofi Bertrand Rasëll u shpreh në vitin 1951:”Jeta e mirë, siç e konceptoj unë, është një jetë e lumtur”.
Por ai vazhdoi:”Nuk dua të them, që nëse je një njeri i mirë do të jesh i lumtur; dua të them që nëse je i lumtur, do të jesh një njeri i mirë”. Kur vjen puna për të lënë shenjë në punën që bëni, ne jemi dakord. Nëse doni të jeni të suksesshëm, mos rrini në pritje për ta gjetur lumturinë diku tjetër:fillojeni nga aty ku jeni.(Aeon – Bota.al)
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...