Google ADS

Këshilli i Mediave të Shkruara dënon linçimin e gruas rome nga disa media online

19:14 | 30 Maj 2019
L G

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dënon linçimin publik nga disa media online ndaj një gruaje rome e cila u fajësua pa të drejtë se kinse “endet në disa qytete të Kosovës me qëllim që të vjedh fëmijë”, raporton arbresh.info.

Përmes një njoftimi për media, ky Këshill thotë se përkundër sqarimit të policisë se gruaja në fjal nuk përbënte asnjë rrezik, në disa media vazhduan të publikohen shkrime dhe komente të lexuesve përplot me gjuhë të urrejtjes, gjë që është e ndaluar me Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

“Përkundër deklaratave të policisë së Kosovës e cila sqaroi se në këtë rast nuk bëhet fjalë për ndonjë person enigmatik e aq më pak që donte të vjedhte fëmijë, në disa media vazhduan të publikohen shkrime dhe komente të lexuesve përplot me gjuhë të urrejtjes, gjë që është e ndaluar me Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës”, thuhet në reagim.

KMShK u bënë thirrje të gjitha mediave që të verifikojnë lajmet dhe të mos alarmojnë pa kurrëfarë mbështetje, duke nxitur kështu gjuhë të urrejtjes, racizëm dhe dhunë sikur në këtë rast./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme