Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka pranuar se dëshiron të vazhdojë qëndrimin në Bernabeu pas spekulime se mund të largohet nga klubi këtë verë.
Mbrojtësi 33-vjeçar ka thirrur një konferencë për media pasditen e sotme (e enjte) për të folur rreth të ardhmes së tij, transmeton portali arbresh.info.
Ramos ka qenë te gjiganti në La Liga për 14 vite dhe do të vazhdojë qëndrimin në kryeqytetin spanjoll.
“Unë jam madrilen, dua të pensionohem këtu. Nuk kam pasur asnjëherë problem me Florentino Perezin”, ka thënë Ramos duke iu dhënë fund spekulimeve për transferim në Super Ligë të Kinës.
“Është e vërtetë se kam pasur në tavolinë oferta nga Kina, nuk iu gënjejë rreth kësaj”
“Paga nuk ka rëndësi për mua. Do luaja edhe falas në Real Madrid”
Ramos ka munguar në shtatë ndeshjet e fundit në ligë si pasojë e një problemi në pulpë të këmbës, por pritet të rikthehet në Spanjë për dy ndeshjet e ardhshme në qershor./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...