Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott po ashtu ka komentuar edhe aksionin e policisë së Kosovës në veri.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott ka deklaruar se është e qartë se ekziston një mospajtim mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai beson se është e nevojshme që palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe insiston se qëndrimi i SHBA-ve mbetet i njëjtë, kërkohet normalizim i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Ai e sheh si të rëndësishëm zhvillimin e seancës në Parlamentin e Serbisë për të diskutuar rreth Kosovës.
“Bisedat dhe debati ishin të rëndësishme. Për herë të parë, në mandatin tim, është diskutuar hapur për Kosovën në seancën e parlamentit. Atë që ka thënë presidenti serb ka qenë shumë interesante, disa gjëra që nuk i kishte thënë më herët në opinion, kanë qenë porosi të rëndësishme për opinionin serb”, deklaroi Scott për televizionin serb “N1”, transmeton lajmi.net.
Sa i përket aksionit të policisë së Kosovës dhe arrestimeve në veri, Scott ka thënë se “askush nuk duhet të mbështes të korruptuarit dhe aktivitetet ilegale”.
“Ka ardhur deri tek aksioni policor dhe arrestimet, njësoj si me aksionet e ngjashme në Serbi. Dallimi më i madh është se Serbia ka vendosur ushtrinë në gjendje gatishmërie, kurse banorët e veriut të Kosovës janë munduar të përzihen në operacionin policor duke vendosur barriera në rrugë, që ka sjellë përplasje. Kjo dëshmon se situata nuk është stabile, sa ekziston mosbesimi. Aksioni nuk ka qenë vetëm në veri të Kosovës, por edhe në jug, janë arrestuar edhe shqiptarë, serbë dhe boshnjakë”, shpjegoi Scott.
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...