Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur zhgënjimin e tij me Bashkimin Evropian, për mos-reagimin ndaj deklaratave raciste të bëra dje nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ndaj popullit të Kosovës.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic në një konferencë të përbashkët për media me ambasadorin e BE-së në Beograd, tha se shqiptarët e Kosovës “janë të dalë nga mali”. Edhe pse pati shumë reagime nga shumë ndërkombëtarë dhe personalitete rajonale, askush nga Bashkimi Evropian nuk bëri ndonjë reagim.
Hoxhaj tha se është zhgënjyese që BE-ja qëndron dëshmitare e deklaratave të tilla dhe nuk reagon fare. Përmendi edhe faktin që në pakon e zgjerimit të BE-së, Serbia është e renditur në grupin e parë së bashku me Malin e Zi.
“Në një konferencë shtypi me Ambasadorin e BE-së kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic bën komente raciste kundër Kosovës. Ajo tha se shqiptarët “janë të dalë nga mali. I zhgënjyer me mosreagimin e BE-së kur shteti që e kanë vendosur në grupin e parë në pakon e zgjerimit përdorë gjujë të tillë ndaj Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
https://twitter.com/Enver_Hoxhaj/status/1134089922099515392?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1134089922099515392%7Ctwgr%5E393039363b636f6e74726f6c&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fhoxhaj-zhgenjyer-mosreagimin-e-se-ndaj-deklaratave-te-kryeministres-serbe%2F
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...