Policia identifikon të miturin që sulmoi dje gruan në Lipjan

16:27 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Policia ka identifikuar  dhe shoqëruar  në stacion policor personin i cili dyshohet se e sulmoi dje gruan në Lipjan, raporton Gazeta Express.

I dyshuari është 17 vjeç, pas intervistimit ai është liruar.

“Si rezultat i hetimeve intensive të njësiteve policore, është arritur të identifikohet dhe njëherit të shoqërohet në stacion policor, personi i dyshuar mashkull/kosovar, viti i lindjes (2002) i cili ka qenë i përfshirë në këtë rast”, tha policia.

“Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt, përderisa Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saj policore me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla krijimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët pa dallime”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme