Prapaskenat pas disfatës, Xhaka: Emery ishte i qetë, nuk e di pse

16:23 | 30 Maj 2019
Arbresh Info

Granit Xhaka e pranon se lojtarët e Arsenalit ishin të gjithë të heshtur pas finales tronditëse në Evropa Ligë të humbuar ndaj Chelseas.

Xhaka ka folur rreth asaj se si reaguan lojtarët kur pësuan një disfatë mjaftë zhgënjyese ndaj rivalit të tyre në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.

“Ai [trajneri Unai Emery], lojtarët, askush nuk fliste në dhomën e zhveshjes”, ka zbuluar fillimisht futbollisti kosovar.

Kur është pyetur pse Emery qëndroi i qetë, Xhaka shtoi: “Nuk e di. Ishte i zhgënjyer sigurisht”

“Mendoj se ne e dimë se si kemi luajtur. Ne e dimë se kemi humbur lojën. Nuk është për të gjuajtur. Nuk është as për të  hedhur poshtë të gjitha nëse ne humbim”

“Ju mund të thoni gjithçka tani, por nuk është koha për të shpjeguar pse dhe çfarë ndodhi. Mendoj se ishte një shans e madhe për ne dhe ne nuk e shfrytëzuam atë”, përfundoi Xhaka./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme