Nuk betohen kryetarët e komunave veriore, shtyhen seancat solemne

15:31 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Është shtyrë për kohë të pacaktuar seanca solemne e betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Këtë e ka konfirmuar për Kosovapress Dejan Gureshiq. kryesues i Kuvendit komunal të Mitrovicës veriore.

Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për një vendim të tillë.

Ndërsa Bashkim Cimili zv.kryesues i Kuvendit komunal në Mitrovicën Veriore ka bërë të ditur për KosovaPress se nuk i di arsyet e shtyrjes së seancës..

“Nuk kam asnjë informacion dhe asnjë koment për këtë” theksoi Cimili.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Zveçan. As në këtë komunë nuk është mbajtur seanca soleme e betimit të kryetarit, Vuçina Jankoviq

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme