Kryeministri i Sllovakisë për vizitë në Beograd: Jemi me Serbinë, gjithmonë kundër Kosovës

15:44 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Sllokavisë, Peter Pelegrini ka thënë se janë me Serbinë në qëndrimet e saj për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kryeministri i Sllovakisë, Peter Pelegrini ka deklaruar se kishte pritur reagim më të forta nga Bashkimi Evropian dhe anëtarët e saj pas aksionit të policisë së Kosovës në veri.

Pelegrini ka thënë se Sllovakia si anëtare e BE-së është shumë e shqetësuar që Prishtina nuk është duke i përmbushur obligimet nga marrëveshja e Brukselit, por edhe për mungesën e reagimeve ndaj sipas tij “provokimeve” nga pala kosovare me aksionin e fundit në veri të Kosovës, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Reagimi nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar. BE është dashur të reagonte më fuqishëm dhe kemi pritur një reagim tjetër ndaj asaj që ndodhi dy ditë më parë në veri të Kosovës”, u shpreh Pelegrini para gazetarëve në konferencën e përbashkët në Beograd me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Ai ka vlerësuar se pala serbe është duke i përmbushur obligimet por akuzoi Prishtinën se po i shkel ato.

“Jemi në anën e Serbisë dhe gjithmonë do të jemi kritik ndaj asaj që bën Kosova”, u shpreh ai.

Bërnabiq e ka falenderuar Pelegrinin për qëndrimet e tij. “Nuk kemi shumë miq dhe partner si Sllovakia”, tha ajo.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme