Google ADS

Ahmeti takon Mustafën, bisedojnë për rrëzimin e Qeverisë

14:12 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti të enjten është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ahmeti përmes një postimi në facebook ka shkruar se gjatë takimit është biseduar për inicimin e mocionit të suksesshëm, shkruan arbresh.info.

“Sot zhvilluam një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Përveç diskutimit për situatën politike në vend me  Mustafa diskutuam për nevojën e koordinimit opozitar në Kuvend dhe për diskutimet për inicimin e një mocioni të suksesshëm të mosbesimit. PSD vazhdon të shprehë gatishmërinë për një partneritet opozitar për nisma të përbashkëta”, ka shkruar Ahmeti.

I pari i PSD-së ka shtuar se në vijim do të intensifikojnë takimet për darkordim për strategjinë për rrëzim të Qeverisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme