Kinolli: Gruaja rome është nën mbrojtjen shtetërore dhe institucionale

13:51 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Pas rastit të djeshëm me gruan rome, e cila në rrjete sociale u prezantua rrejshëm si keqbërëse dhe më pas u sulmua edhe fizikisht nga disa të rinj në Lipjan, sot ka reaguar deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli.

Kinolli bëri të ditur se tashmë gruaja në fjalë është nën mbrojtje shtetërore dhe institucionale.

“Të nderuar,sa për informacionin tuaj, dëshiroj të ju njoftoj se para një ore bisedova me drejtorin e Policisë së Kosovës Z. Rashit Çalaj, dhe para pak minutave i njëjti më konfirmoi se znj. nga komuniteti Rom nga sot do të jetë nën mbrojtjen Shtetërore dhe Institucionale dhe do të jetë e strehuar në vend të sigurt dhe se Gjykatat dhe Prokuroria janë duke bërë punën e tyre që ata persona të cilët e sulmuan personin në fjalë të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar deputeti Kinolli në llogarinë e tij në Facebook.

Gruaja rome fillimisht u akuzua se është një person transgjinor dhe se lëvizë nëpër vende për të kidnapuar fëmijë, akuza këto që I ka hedhur poshtë Policia e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme