“Fillimisht i është ofruar ndihmë mjekësore në stacionin policor. Pastaj është dërguar në spitalin e Mitrovicës së Jugut, ku i është rekomanduar trajtimi në QKUK. Por, nga aty është marrë nga zyrtarë të UNMIK-ut duke thënë se ‘e dijmë ne ku e dërgojmë’, duke e dërguar më pas në spitalin e Mitrovicës së Veriut,” ka thënë ky burim për arbresh.info.
Ministria e Drejtësisë njoftoi se arrestimi i tij ishte bërë për arsye se ai kishte vendosur veturën e tij si barrikadë në mënyrë që të mos kalonte policia në pjesën veriore të vendit.
Lirimin e shtetasit rus i punësuar në UNMIK, e kishte kërkuar edhe UNMIK si dhe Ministria e Jashtme e Rusisë.
Pas disa orësh ai u lirua nga arrestimi, megjithatë u raportua se kishte marrë disa plagë dhe po trajtohej në spitalin e Mitrovicës së Veriut./arbresh.info/
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...