Kurti kundër Tribunalit Ndërkombëtar, thotë se i shërben Serbisë

11:07 | 30 Maj 2019
arbresh.info

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka dalë kundër idesë për Tribunalin Ndërkombëtar për Gjenocidin serb në Kosovë.

Ai, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet nisma për këtë, ka thënë se kjo iniciativë vetëm se e vonon procesin për disa vjet.

Kurti madje ka thënë se Tribunali ndërkombëtar vetëm i jep kohë Serbisë.

“Tribunali ndërkombëtar është vonim”, ka thënë ai, teksa ka folur se kjo iniciativë duhet të ndodhë vetëm në Kosovë, përmes gjykatave tona.

Për të përshpejtuar dënimet e kriminelëve serbë, ai propozoi shtimin e numrin të prokurorëve, dhe të bëhen ndryshime në Kodin Penal, për të dënuar në mungesë kriminelët e luftës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme