I akuzoi se nuk u lajmëruan as në telefon, KFOR i përgjigjet Vuçiqit

09:44 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso i është përgjigjur akuzave nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso ka deklaruar se të gjitha palët kanë qenë të njoftuara për aksionin e policisë së Kosovës në veri.

Ai po ashtu iu përgjigj akuzave nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili tha se KFOR-i as nuk ishte lajmëruar në telefon pas thirrjeve të tyre në momentin e fillimit të aksionit.

Presidenti serb po ashtu kishte thënë se dhjetë ditë më parë kishte marrë lajmin për aksionin e policisë së Kosovës.

“Kush do që ka lexuar ato lajme, ka qenë i njoftuar”, deklaroi Grasso për “Politika”, transmeton lajmi.net.

Ai ka insistuar se aksioni nuk ishte i drejtuar kundër serbëve por udhëhiqej nga “njësitet legjitime të policisë së Kosovës që zhvilluan një operacion që rezultoi me arrestime të policëve të shtetësive të ndryshme. Andaj, nuk mund të thuhet se ishte përplasje ndëretnike”, theksoi ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme