Një ekskavator i një banori të komunitetit shqiptar në fshatin Zupq të Komunës së Zubin Potokut është djegur mbrëmë pas orës 12:00.
Një dëshmitar që kishte qenë aty ka treguar se eskavatori është djegur afër pompës së derivateve të serbëve, shkruan Indeksonline.
Ai thotë se ata si banorë të fshatit Çabër që gjendet në këtë pjesë të banuar me serbë po ndihen të rrezikuar, sidomos pas aksionit policor që u zhvillua para dy dite.
Ndryshe, me urdhër të Prokurorisë për shkak të provave të bazuara për krim të organizuar dhe kontrabandë, Njësia Speciale e Kosovës të martën ka kryer një aksion.
Gjatë këtij aksioni ka arrestuar 19 policor e disa qytetarë që i rezistuan aksionin në Zubin Potok.
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin...