Mbushja e buzëve është pothuajse trendi më i njohur i bukurisë tani, kështu qe blogerja Huda Kattan e njohur për linjën e saj të kozmetikës ka ndarë me ju përvojën e saj personale me mbushësit e buzëve që ju të keni një përvojë më të mirë nëse planifikoni të bëni mbushje të buzëve transmeton Arbresh.info
Kjo është gjeja me e rëndësishme dhe definitivisht duhet te shikoni më shumë nga çfarë kam bërë unë. Përvoja ime e pare ishte një katastrofe e vërtet- mjeku fuste ne buze mbushësin në të gjitha zonat e gabuara, kështu qe ne vend te buzëve te fryra, buzët e mija dukeshin shume te pa definuara. Sipas blogurës ne duhet te lexoni komente sa me shume për mbushje te buzëve, te studioni fotot dhe me e rëndësishme të siguroheni se kirurgu është i certifikuar. Një kirurg i mire do të ju siguroj qe buzëqeshja juaj te mbetet ne ekuilibër.
Kur është fjala për mbushës, merrni atë të ngadaltë në mënyrë që të shmangni mbushjen e tepërt të buzëve që ju të pendoheni. Disa kirurgë ju lejojnë të përdorni gjysmën e shiringës dhe të ktheheni disa javë më vonë për pjesën tjetër, nëse vendosni se kjo është ajo që ju dëshironi.
Para se të bëni edhe takimin, duhet të mendoni gjatë dhe shumë për mënyrën se si dëshironi që buzët tuaja të ndryshojnë. Një pjesë e mirë e kohës, njerëzit ndihen sikur i kanë humbur paratë e tyre, pasi buzët e tyre nuk kanë ndryshuar mjaftueshëm ose kanë ndryshuar shumë në mënyrë dramatike. Nëse doni një ndryshim te dukshëm, sigurohuni të flisni me kirurgun tuaj.
Një javë para takimit me kirurgun nuk guxoni te merrni aspirinë, anti-inflamatorë si ibuprofen ose vaj peshku, multivitamina ose vitamina E. Secila nga këto vitamina ose medikamente do të hollojë gjakun tuaj dhe mund te shkaktoje imunitet të rendë. Kjo është arsye pse ju duhet të shmangni alkoolin dhe kafeinën 24 orë para se pas terminit tuaj, pasi kjo do të ndihmojë në uljen e ënjtjes. Preferohet të përdoren tabletat Arnica .
Nese ju ktheheni mbrapa në kohë i vetmi lloj mbushësi i vërtet ishte kolagjeni. Por tani ka shume lloje prej tyre: lloji më i zakonshëm është mbushës me acid hialuron si Juvederm dhe Restylane. Sasia e zakonshme e mbushjes për seancë është një shiringë, e cila normalisht është 1 ml. Nëse doni që efekt “Kylie Jenner lip”, ndoshta do të duhet të shkoni deri në dy ose tre ml.
Takimi zakonisht zgjat vetëm një orë mirëpo shumica e kohës kalon vetëm duke folur me kirurgun në mënyrë që të arrin rezultat të dëshiruar. Mjeku juaj do të bëj ca vija të bardha ku orientohet se ku do të vendos mbushësin. Nëse keni ndonjë gungë në buzët tuaja, kjo është një shenjë se mbushësi është shumë afër sipërfaqes: Zakonisht shkon larg, por mund të korrigjohet.
Shumica e njerëzve marrin një krem mpikës para mbushjes së buzëve për të ndihmuar në përballimin e dhimbjeve. Më besoni, është e dhimbshme, sidomos në harkun e Cupidit!
Pasi mbushëset e buzëve shpesh përmenden si një procedurë e shpejtë, njerëzit mendojnë se është krejtësisht pa rrezik. Ekziston ende një mundësi e një reaksioni alergjik dhe mund të çojë në një infeksion.
Mbushesit nuk janë përhershëm dhe zakonisht zgjasin vetëm gjashtë muaj. Nëse ju pëlqen efekti vazhdimisht mbushni buzët tuaja ajo mund të jetë super e shtrenjtë. Një shiringë mund të kushtojë diku midis $ 400 dhe $ 1000, dhe në të vërtetë mund të jetë një proces mjaft i varur; zakonisht nuk është kurrë një herë, prandaj konsideroni se sa mund të shpenzoni nëse paguani një herë në vit./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë