Diskutohet raporti i KE-së për Kosovën

08:34 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Grupi për Studime Juridike dhe Politike nga ora 11:00 në Prishtinë mban tryezën e diskutimit me temën “Të rikujtojmë të dukshmen: Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën”.

Pjesë e panelit është shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, drejtori i organizatës “Çohu!”, Arton Demhasaj dhe drejtoresha e GLPS-së, Arbëresha Loxha.

Në këtë diskutim panelistët dhe pjesmarrësit tjerë do fokusohen në analizimin e të gjeturave kryesore të Raporti të Vendit 2019, si dhe do të identifikojnë mesazhet kryesore që Komisioni Evropian dërgon për Kosovën.

Ndër të tjera, panelistët, do të vënë në pah se cilat, në raportin e Komisionit Evropian, ishin arritjet, dështimet dhe prioritetet e munguara të cilat i kanë pamundësuar Kosovës, edhe këtë vit, që të qartësoj rrugën e saj drejt BE-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme