Chelsea është fitues i trofeut të UEFA Evropa Ligës për sezonin 2018/19.
“Blutë” me një fitore të thellë 4 me 1 mposhtën në finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të UEFA-së skuadrën e Arsenalit, shkruan portali arbresh.info.
Pjesa e parë e takimit në stadiumin olimpik në Baku të Azerbajxhanit përfundoi pa gola, ndonëse rastet nuk munguan nga të dy skuadrat angleze.
“Topçinjve” iu mohua në penalti pas një incidenti mes Lacazettes dhe portierit Kepa ndërkohë që Granit Xhaka me një super goditje nga distanca rrezikoi portën e skuadrës së Maurizio Sarrit.
Qysh në minutat e parë të pjesës së dytë, Oliver Giroud ndëshkoi ish skuadrën e tij duke shënuar me kokë për 1 me para se Pedro të dyfishonte shifrat pas një ore lojë duke realizuar me lehtësi.
Goli tretë u realizua nga Eden Hazard nga pika e bardhë pesë minuta më vonë.
Unai Emery bëri disa ndryshime duke rifreskuar skuadrën, gjë që edhe funksionoi meqenëse Alex Iwobi shënoi gol të bukur menjëherë pas inkuadrimit për 3 me 1.
Por, shpresave të “Topçinjve” për ndonjë rikthim sensacional iu dha fund Eden Hazard duke shënuar golin e dytë personal për 3 me 1 në minutën e 72′.
Arsenali bëri një tjetër ndryshim tutje duke inkuadruar talentin Joseph Willock që kishte një shans të mirë, por gjiganti nga veriu i Londrës nuk arriti të finalizonte rastet me gola duke humbur kështu trofeun evropian dhe mundësinë për të siguruar kualifikimin në UEFA Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...