Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë e përshëndet publikimin e Paketës për zgjerim të KE-së për vitin 2019 dhe njofton se tashmë janë vërtetuar parimet e politikës së zgjerimit, parimit të meritave dhe fokusi në sundimin e së drejtës dhe liritë themelore.
MPJ e Bullgarisë në njoftim thotë se zgjerimi i BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor mbetet një ndër prioritetet për Bullgarinë dhe se duhet të vazhdojë të ketë vend të rëndësishëm në agjendën evropiane. Theksohet se marrëdhëniet e mire fqinjësore, bashkëpunimi rajonal, sundimi i së drejtës janë kritere të rëndësisë së madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPJ përshëndetin rekomandimet për fillim të bisedimeve me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Shqipërinë.
MPJ e Bullgarisë thekson se me vëmendje duhet të analizohen raportet dhe rekomandimet e KE-së me qëllim të vlerësohet kredibiliteti i tyre dhe objektiviteti.
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...