Google ADS

Erdogan dhe Trump do të takohen gjatë samitit të G20 në Japoni

21:34 | 29 Maj 2019
Trina Galanxhi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të takohet me homologun e tij amerikan, Donald Trump në kuadër të samitit të G20-ës në fund të qershorit në Japoni, njoftoi drejtori i komunikimit të presidencës së Turqisë.

“Erdogani dhe Trump e morën këtë vendim gjatë një bisede telefonike të zhvilluar sot”, tha në “Twitter”, Fahrettin Altun.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere konfirmoi këtë bisedë dhe tha se dy liderët biseduan për një seri çështjesh dypalëshe.

Samiti G20 pritet të mbahet më 28 dhe 29 qershor në Osaka, Japoni./alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme