Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton ka paralajmëruar Iranin se secili sulm në interesat amerikane apo aleatët e Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik do të ndeshet me një “pëgjigjje shumë të ashpër”, nga Uashingtoni.
Bolton i ka bërë këto komente më 29 maj, në kohën e përshkallëzimit të tensioneve në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë ngritur shqetësimet për ndonjë konflikt të mundshëm ushtarak.
Retorika e ashpër e Boltonit është në kundërshtim me deklaratat e fundit të presidentit amerikan, Donlad Trump, i cili ka thënë dy ditë më parë se Shtetet e Bashkuara “nuk dëshirojnë ta lëndojnë Iranin” dhe do të dëshironin të “bisedonin” me Teheranin.
Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, Bolton ka thënë se “pothuajse me siguri” Irani ka qenë mbrapa sulmit në disa anije transportuese në brigjet e Emirateve më herët gjatë këtij muaji.
Uashingtoni, një aleat i ngushtë i rivalëve të Iranit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuar Arabe, ka fajësuar Teheranin për sulmet e 12 majit që dyshohet se kanë dëmtuar katër anije transportuese.
Një ekip ekspertësh, duke përfshirë edhe amerikanët, është duke hetuar sulmet.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Musavi, ka thënë se deklaratat e Boltonit kanë qenë “akuza qesharake”.
Ndërkohë, presidenti iranian, Hassan Rohani, ka thënë se rruga për bisedime me Uashingtonin “nuk është mbyllur”, mirëpo një gjë e tillë mund të arrihet vetëm nëse Uashingtoni bëhet sërish pjesë e marrëveshjes bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
Sipas marrëveshjes, Tehrani është pajtuar për të kufizuar aktivitetin bërthamor në këmbim të lirimit nga sanksionet ndërkombëtare.
Uashingtoni është tërhequr një vit më parë nga kjo marrëveshje dhe ka rikthyer të gjitha sanksionet ndaj këtij shteti, çka ka rezultuar me rritje të tensioneve.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...