Mbrojtësi i djathtë i Feronikelit, Përparim Islami, ka qenë ndër më meritorët që klubi nga Drenasi u shpall kampion dhe fitoi edhe Kupën e Kosovës.
Njëri prej mbrojtësve më të mirë në Kosovë, në një intervistë për Telegrafin ka folur për edicionin që sapo e lamë pas.
Islami është ndarë i kënaqur që puna e bërë me Niklin është shpërblyer.
“Pas një pune të madhe që e kemi bërë se bashku me stafin e trajnerëve kemi arritur që të kemi suksesin të cilin e kishim pritur. Po ndihem shumë mirë sepse po shpërblehet puna që e kemi bërë”, thotë fillimisht ai.
Feronikeli e nisi me trajnerin nga Shqipëria, Sylejman Starovën, për të vazhduar pastaj me Zekerija Ramadanin. Islami tregon edhe dallimin dhe mënyrën se si me Ramadanin përshtat.
“Sylejman Starova është një trajner me përvojë dhe i respektuar. Me Ramadanin kemi bashkëpunim shumë të mirë. Kemi qenë së bashku edhe te Trepça ‘89 ku e kemi fituar titullin e kampionit . Bëhet fjalë për një trajner punëtor e të respektueshëm”, deklaroi Islami për Telegrafin.
Islami mbetet pa kontratë pas ndeshjeve të Evropës dhe ende nuk e ka vendosur të ardhmen.
“Kontrata ime përfundon në fund të qershorit. Nuk e di çka te them. Sigurisht se prioritet do t’i jap Feronikelit pasi këtu kam kaluar jashtëzakonisht mirë, por do të shohim pas kupave të Evropës për të ardhmen time”.
“Aty ku luaj mundohem te jap maksimumin, Falënderoj Zotin qe nuk kam pasur lëndime dhe te mos te kem lëndime kjo me ka mundësuar te jap me te mirën time dhe natyrisht ti ndihmoj ekipit”, ka thënë ai.
Islami ka bërë karrierë edhe te Prishtina, Drita, Hysi, Trepça ’89 dhe Hajvalia.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...